VSF Plan
Punctual KS Architects Home image 1 Punctual KS Architects Home image 2 Punctual KS Architects Home image 3 Punctual KS Architects Home image 4 Punctual KS Architects Home image 5

ARKITEKTURË DHE PROJEKTIMI I STRUKTURAVE INXHINIERIKE

Mirë se vini në VSF Plan, një partner i besueshëm për projektimin e veprave akitektonike dhe strukturave inxhinierike drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Kontaktoni me ne Punctual KS Architects Arrow blue
Rreth nesh

NE PROJEKTOJMË ËNDRRAT TUAJA

VSF Plan (Architecture and Structure Design) është kompani projektimi e cila është formuar në vitin 2017 me lokacion në Prishtinë, Lipjan dhe Ferizaj (Republika e Kosovës). Ne jemi të specializuar për projektimin e objekteve të ndyshme individuale dhe kolektive, projektimin e hallave të ndryshme industriale, llogaritje statike për objektet me struktura betoni dhe struktura metalike, po ashtu ne kryejmë edhe sherbimet e fazave te ndryshme te projektit, pjesë e stafit tone është edhe gjeodeti i licencuar për kryerjen e të gjitha sherbimeve gjeodezike. Ne operojmë në Kosovë njëkohësisht kryejme sherbime projektimi në shtetet europiane si Zvicer, Gjermani etj.

PSE TË NA ZGJIDHNI NE

Zyra jonë çdo kërkesë e merr me seriozitet të lartë dhe punon me përkushtim ashtuqë klientët të jenë të kënaqur. Projektet tona fokusohen në nevojat dhe kërkesat e klientëve duke i kompozuar ato me intuitën, aftësitë, normat përkatëse profesionale si dhe rregullat EC të projektimit. Ekipa jonë e projektimit përbëhet nga stafi profesionist për drejtimet përkatëse.

VIZIONI YNË

Të jemi kompani projektimi (për projektim në arkitekutrë dhe strukturë) e bazuar në risitë dhe kreativitetin e zgjidhjeve që përmbush nevojat e klientëve dhe normat e projekimit. Do të jemi gjithnjë në hap me kohën në të gjitha etapat e zhvillimit të shoqërisë.

Kontakto me ne Punctual KS Architects Arrow white
Që nga viti 2017

Shërbimet

Punctual KS Architects Architect icon

PROJEKTET E OBJEKTEVE INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

Për klientët tanë ne bëjmë më të mirën për planifikimin e strukturave prej betoni dhe strukturat metalike që ndërtesat të jenë komfore dhe të sigurta.

Punctual KS Architects Design icon

PROJEKTIMI I OBJEKTEVE INDUSTRIALE

Dizajni Industrial është një proces strategjik i zgjidhjes së problemeve që nxit inovacionin, ndërton suksesin e biznesit dhe çon në një cilësi më të mirë të jetës përmes produkteve, sistemeve, shërbimeve dhe përvojave inovative.

Punctual KS Architects Calculator icon

PROJEKTIMI I STRUKTURAVE PREJ BETONI DHE STRUKTURAVE METALIKE

Pasi të zgjidhet forma e strukturës, fillon procesi i projektimit strukturor. Projektimi strukturor bëhet për të kuptuar sjelljen e anëtarëve strukturorë që i nënshtrohen ngarkesave dhe për t'i projektuar ato në mënyrë ekonomike dhe elegante për të dhënë një strukturë të sigurt, të përshtatshme dhe të qëndrueshme.

Punctual KS Architects Geodetic icon

SHËRBIMET GJEODEZIKE

Shërbimet gjeodezike përfshijnë matjet gjeodezike për parcelat kadastrale (ndarje-bashkim parcelash) si dhe monitorimin e punimeve gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit deri në regjistrimin në sistemin kadastral shtetëror, matjet e rrugëve etj.